Përkujtohet dëshmori i kombit Zymer Goxhuli, nga Makërmali

Në përvjetorin e rënies krerët institucional nga komuna e Skenderajt kanë bërë homazhe pranë varrit të dëshmorit të kombit, Zymer Goxhuli nga Makërmali.

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura ka thënë se dëshmori i kombit nga Makërmali, Zymer Goxhuli, me sakrificën e tij u bë pjesë e historisë së lavdishme të luftës për lirinë e Kosovës.

Vepra dhe sakrifica e dëshmorëve të kombit mbeten amanet i përhershëm për brezat që vijnë, që na obligojnë të ruajmë vlerat e luftës çlirimtare, të nderojmë gjakun e derdhur për atdhe dhe të mos harrojmë kurrë ata që dhanë më të shtrenjtën për lirinë e Kosovës.

Lavdi e përjetshme gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për lirinë e Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Punëtorët teknikë të shkollave fillore në Prishtinë rikthehen në grevë

Punëtorët teknikë të shkollave fillore të Komunës së Prishtinës do të rikthehen në grevë nga …