Komuna e Deçanit përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, njofton anëtarët e Kuvendit të Komunës së Deçanit se më 20.10.2026 (e martë), duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet seanca solemne e Kuvendit të Komunës.
Në këtë seancë solemne do të ndahet titulli “Qytetar Nderi” i Komunës së Deçanit për oficerin kanadez të Forcave Ajrore, John Paul Mulhall, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për kontributin e tij.
Vendi: Salla e Kuvendit të Komunës së Deçanit.
Me këtë rast nga një fjalë rasti do ta mbajnë Kryesuesi i Kuvendit komunal, z. Hajdar Sutaj, kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj dhe oficeri kanadez, i Forcave Ajrore, John Paul Mulhall.