Jabari Miller: Ushtarët amerikanë janë të përgatitur të punojnë me aleatët e NATO-s për të ruajtur një mjedis të sigurt në Kosovë

Duke folur për gjendjen e sigrusisë në vendin tonë, koloneli amerikan Jabari Miller, i cili ka marrë drejtimin e Komandës Rajonale-Lindje të misionit të KFOR-it, ka deklaruar për revistën ushtarake “Stripes” se ushtarët amerikanë janë të përgatitur të punojnë së bashku me aleatët dhe partnerët e NATO-s për të ruajtur një mjedis të sigurt në Kosovë. “Ushtarët tanë janë në formë të mirë fizike, të motivuar, të disiplinuar, të trajnuar dhe të gatshëm të punojnë së bashku me aleatët dhe partnerët tanë të NATO-s për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm në Kosovë” ka theksuar mes tjerash koloneli amerikan Jabari Miller.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Jashari në Pentagon, SHBA-ja riafirmon mbështetjen për tranzicionin e FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po qëndron për vizitë zyrtare …