Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Ervin Demo ka bërë të ditur se gjatë protestavw në Tiranëm, janë lënduar 156 qytetarë. Suipas tij, 97 prej tyre janë 97 efektivë policie, 45 protestues dhe 12 kalimtarë. Ai ka theksuar se mes të lënduarve janë edhe katër të mitur. Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Ervin Demo u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve dhe ka dënuar përdorimin e të miturve në akte dhune, duke bërë thirrje që prindërit të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve në përplasjet politike. Ai akuzoi organizatorët për përdorim të dhunës në funksion të luftës politike dhe theksoi se kjo situatë nuk duhet të cenojë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
