Gjenerali Kudusi Lama ka deklaruar se Gjykata Speciale në Hagë nuk duhet të ketë më juridiksion në Kosovë, duke kërkuar që ajo të shpallet e paligjshme dhe e pavlefshme nga autoriteti që e ka themeluar. Ai ka kundërshtuar praninë dhe veprimtarinë e kësaj gjykate në Kosovë dhe në trojet shqiptare. “Ajo gjykatë nuk guxon të hyjë në Kosovë as në troje shqiptare. Asnjë hetues, asnjë prokuror, asnjë gjykatës i asaj gjykate nuk guxon më. Këtë duhet ta marrë përsipër ai që e ka themeluar dhe ajo gjykatë të shpallet e paligjshme dhe e pavlefshme”, ka theksuar gjeneral, Kudusi Lama. Duke folur për vendimmarrjen politike në Kosovë, gjenerali ka theksuar se populli i Kosovës i zgjedh përfaqësuesit e tij dhe se vendimet për të ardhmen e vendit duhet të merren në përputhje me vullnetin e qytetarëve. Gjenerali Kudusi Lama ka sqaruar se nuk merret me analizat e përditshme politike, por ka theksuar se, po të ishte vetë në pozitën e vendimmarrësit, do të kërkonte që çështja e Gjykatës Speciale të vihej në shqyrtim.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
