Në protestat e dhunshme në Shqipëri po marin pjesë edhe aktivistë të Vetëvendosjes. Top Chanel njofton se dy shtetas nga Kosova, të ardhur nga Prishtina, janë shoqëruar nga Policia gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë. Sipas të dhënave, të rinjtë kishin udhëtuar drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar tubimit, ndërsa njëri prej tyre ka deklaruar se është simpatizant i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe i politikave të Lëvizjes Vetëvendosje. “I pyetur për motivet e pjesëmarrjes, i riu ka shpjeguar se kundërshtonte politikat e kryeministrit Edi Rama, të cilat, sipas tij, binin ndesh me ato të qeverisë së Albin Kurtit në Kosovë. Ai ka deklaruar gjithashtu se dëshironte ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri dhe ardhjen në pushtet të një qeverie më të afërt me politikat e Vetëvendosjes” njofton Top Chanel.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
