Aeroporti i Tiranës përgënjeshtron lajmet e shpërndara në rrjetet sociale sipas të cilave në këtë aeroport ka crregullime të linjave fluturuese. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se puna në këtë aeroport vijon normalisht dhe në kapacitet të plotë, duke përgënjeshtruar informacionet e shpërndara në rrjetet sociale për funksionimin e tij. “Lidhur me disa informacione të rreme, të shpërndara në rrjetet sociale mbi funksionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, sqarojmë se:
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka vijuar dhe vijon normalisht punën, në funksionalitet të plotë. Të gjitha fluturimet, si ato hyrëse, ashtu edhe ato dalëse, vijojnë sipas kalendarit të paracaktuar. Nuk ka asnjë ndërprerje të shërbimeve në aeroport. Përkundrazi, jemi në operacionalitet të plotë, duke i shërbyer me efikasitet çdo pasagjeri”, thuhet në njoftimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
