Po vazhdojnë për të pestën ditë me radhë protestat në Tiranë dhe në disa qytete tjera të Shqipërisë. Masa më e madhe protestuese sot është përqëndruar te ndërtesa e Ministrisë së Arsimit. Mediet nga atje njoftojnë se protestuesit që kanë hedhur sërish molotovë në drejtim të forcave të policisë. Ndërkohë, pjesëtarët e Policisë janë kundërpërgjigjur me dy autobotë me ujë. Situata para Ministrisë së Arsimit vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit kanë rinisur hedhjen e molotovëve drejt efektivëve të policisë. Top Chanel njofton se përballë këtyre veprimeve, policia ka ndërhyrë me dy autobotë me ujë, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll. Këto incidente vijnë pas përplasjeve të mëparshme, ku protestuesit hodhën gurë drejt policisë dhe u raportua për lëndimin e një efektivi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
