Deputetja Janina Ymeri ka shfaqur shqetësime për vonesat që po ju bëhen fermerëve nga Ministria e Bujqësisë për pagesa

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka shfaqur shqetësime për vonesat për pagesa që po ju bëhen fermerëve nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Ajo ka thënë se paqartësitë për pagesat direkte të vitit 2026 e kanë shtyrë t’i drejtohet zyrtarisht Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, duke kërkuar sqarime për vonesat dhe afatin kur pritet të realizohen ato. “Kjo kërkesë ka nisur prej ankesave të fermerëve për pagesat direkte, bazuar edhe në thirrjen, linkun e thirrjes që e kanë pasur në qershor 2026. Kërkesa përmban disa pyetje. Nëse kanë nisur, si tash, normal që nuk është se i kemi vetë krejt fermerët. Sipas të gjitha gjasave, s’kanë nisur, se kush deri tash s’më ka thënë që i ka pranuar, sido që të jetë. Pse s’janë kryer deri tash? Nëse kanë nisur, kur? Sa kohë pritet të shkojnë? A kanë përfunduar kontrollet nga inspektorët zyrtarë?”, ka deklaruar deputetja, Janina Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Selajdin Abdullahu: Iu dha lamtumira atdhetarit Shefket Musliu nga Gjilani

Selajdin Abdullahu: Iu dha lamtumira atdhetarit Shefket Musliu nga Gjilani

Shefket Musliu lindi më 10 prill 1946, në Artanë, nga prindërit Zylfi dhe Mihrije. Babai …