Ferizaj, mbështetje për bizneset dhe zhvillimin ekonomik lokal

Nën organizimin e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Komunës së Ferizajt, u mbajt takimi informues me bizneset e Ferizajt për prezantimin e programeve “SME Go Green” dhe “Go Digital in the Western Balkans”.

Në këtë takim morën pjesë Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Derguti, së bashku me stafin e Drejtorisë dhe Nënkryetarin e Komunës për Komunitete, Jeton Emini.

Në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimin Evropian, këto programe synojnë të mbështesin ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përmes mundësive të financimit, granteve dhe asistencës teknike, me fokus në investimet e gjelbra, rritjen e efikasitetit dhe digjitalizimin e bizneseve.

Gjatë takimit, bizneset patën mundësinë të informohen më nga afër për mundësitë që ofrojnë këto programe në rritjen e konkurrueshmërisë, modernizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ndërmarrjeve të tyre.

Komuna e Ferizajt mbetet e përkushtuar në mbështetjen e sektorit privat, krijimin e mundësive të reja për bizneset lokale dhe avancimin e zhvillimit ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti nderohet nga senatori i shtetit të Nju-Jorkut, Kevin S. Parker

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është nderuar me certifikatë mirënjohjeje dhe proklamatë nderimi …