Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me rastin e 50-vjetorit të lindjes, i ndavu dekoratën komunale “Medalja e Lirisë” bashkëluftëtarit të tij, z. Reshat Kabashi nga Zoçishti. Në postimin e tij në Facebook, kryetari Latifi ka shkruar:
“Në 50-vjetorin e lindjes, i ndava dekoratën komunale “Medalja e Lirisë” bashkëluftëtarit Reshat Kabashi nga Zoçishti.
Reshati me nder dhe dinjitet i shërbeu atdheut dhe e përfundoi luftën me kokën lart. Vazhdon të jetë i dobishëm në shërbim të vendit duke shërbyer në Policinë e Kosovës, gjithnjë i gatshëm në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave historike e kombëtare. Ai është i bindur se vendi kërkon përherë angazhimin e secilit individ, qoftë në luftë, qoftë në paqe, prandaj punon me përkushtim në ofrimin e sigurisë për qytetarët e këtij vendi.
Luftëtari i lirisë përherë i qëndron besnik betimit të ushtarit të UÇK-së dhe përherë është i gatshëm të japë gjithçka nga vetja.
Reshatit i dëshiroj shëndet e mbarësi dhe daltë faqebardhë në misionin e tij në shërbim të vendit.
Gëzuar ditëlindjen Reshat Kabashi dhe ta mbash me nder e krenari dekoratën”.