Më 18 tetor 2026, nis fushata vetëdijesuese për parandalimin e trafikimit me njerëz, e cila do të zgjasë një muaj dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për këtë dukuri dhe rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Komuna e Skenderajt, përmes angazhimit të saj institucional, i bashkohet kësaj fushate me qëllim të informimit dhe vetëdijesimit të qytetarëve, me theks të veçantë te mbrojtja e fëmijëve dhe grupeve të cenueshme nga rreziku i trafikimit.
Mesazhi i fushatës së këtij viti është:
“TRAFIKIMI PREK TË GJITHË! TA MBROJMË VETEN DHE FËMIJËT TANË!”
Ndërsa slogani i fushatës është: “MOS HESHT!”
Përmes kësaj fushate, synohet të inkurajohen qytetarët që të jenë të informuar, të kujdesshëm dhe të raportojnë rastet e dyshuara të trafikimit me njerëz, duke kontribuar kështu në parandalimin e kësaj dukurie dhe në mbrojtjen e viktimave të mundshme.
Trafikimi me njerëz është përgjegjësi e përbashkët. Të mos heshtim përballë tij!