Komisioni për Performancën Komunale diskutoi aktivitetet dhe dokumentet për vitin 2026

Komisioni për Performancën Komunale në Komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e radhës për vitin 2026, të drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi.

Gjatë mbledhjes u diskutua për ecurinë e punës në secilën fushë të performancës komunale, me theks të veçantë në përmbylljen e aktiviteteve deri në fund të vitit dhe arritjen e rezultateve konkrete nga drejtoritë dhe sektorët përkatës të komunës.

Nënkryetari Vesel Krasniqi kërkoi që të gjitha drejtoritë dhe sektorët të angazhohen maksimalisht për përmbushjen e detyrave dhe objektivave të përcaktuara, në mënyrë që procesi i raportimit për performancën komunale të përmbyllet me rezultate sa më të mira.

Po ashtu, ai kërkoi nga koordinatori i Performancës Komunale, Arsim Morina, që të evidentojë dhe të listojë vështirësitë me të cilat përballen drejtoritë dhe sektorët gjatë këtij procesi, veçanërisht sa i përket barrës administrative dhe problemeve që lidhen me funksionimin e sistemit të performancës në nivel qendror.

Në këtë kontekst, u theksuan edhe vështirësitë që shkaktohen nga vonesat në pranimin e dokumenteve dhe informatave përkatëse nga niveli qendror, të cilat në disa raste arrijnë në periudhën kur afati i raportimit është drejt përmbylljes ose tashmë ka përfunduar.

Qëllimi i këtij angazhimi është identifikimi i pengesave dhe adresimi i tyre, me synimin që procesi i vlerësimit dhe raportimit të performancës komunale të zhvillohet në mënyrë sa më efikase dhe që Komuna e Malishevës të arrijë rezultate të kënaqshme në të gjitha fushat e performancës për vitin 2026

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim Publik për Draft Statutin e Komunës së Rahovecit

Komuna e Rahovecit njofton qytetarët se nga 21 tetor deri më 20 nëntor 2026 do …