Daut Haradinaj mobilizon shqiptarët e Luginës: Të dielën, i madh e i vogël, dilni për të votuar

Daut Haradinaj nga Aleanca u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të dielën të dalin masivisht në zgjedhjet në Serbi dhe të votojnë për kandidatët shqiptarë, duke e cilësuar këtë një mundësi të rëndësishme për forcimin e përfaqësimit të tyre politik. Në apelin e tij drejtuar qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Haradinaj ka theksuar se pjesëmarrja në votime është vendimtare që zëri i shqiptarëve të dëgjohet në Parlamentin e Serbisë. “Shfrytëzojeni rastin dhe përfaqësojeni shqiptarinë në atë parlament me deputetë që ju përfaqësojnë juve”, ka deklaruar ai. Haradinaj ka vënë theksin te nevoja për unitet edhe në ditën e zgjedhjeve, duke kërkuar që bashkimi i arritur ndërmjet shqiptarëve të dëshmohet edhe përmes votës. Sipas tij, pjesëmarrja e qytetarëve që kanë të drejtë vote mund të ndikojë në fuqizimin e përfaqësimit shqiptar në institucionet e Serbisë. “Është një rast historik, jeni bërë bashkë, por bashkë duhet të jeni edhe në vendvotim”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

De Groot ka bërë thirrje për shfrytëzimin e mekanizmave ligjorë

Qëndrimi i Kryetares së Gjykatës Supreme të Holandës, Dineke de Groot nuk përbën vlerësim për …