Rrustem Mustafa: Ligji për Specialen e përmbushi efektin politik, tani nevojitet angazhim diplomatik e juridik

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka kërkuar unitet politik dhe bashkërendim institucional për mbrojtjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, tashmë në fazën e Apelit pas aktgjykimit të shkallës së parë. Përmes një deklarate publike, Mustafa ka vlerësuar se votimi në Kuvend për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, zgjedhja e presidentes dhe thirrjet e përbashkëta në mbështetje të UÇK-së kanë dëshmuar mundësinë e arritjes së unitetit kombëtar për çështje që, sipas tij, lidhen me interesin shtetëror. Megjithatë, ai ka theksuar se, pas efektit politik që synohej të arrihej me këtë nismë, vëmendja duhet të përqendrohet në veprime konkrete juridike dhe diplomatike për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së. Mustafa ka bërë thirrje që kjo çështje të trajtohet përtej interesave partiake, duke kërkuar maturi, vendosmëri dhe koordinim institucional, në mënyrë që të drejtat e të akuzuarve të mbrohen përmes të gjitha mundësive ligjore dhe diplomatike. Ai ka paralajmëruar gjithashtu kundër përpjekjeve për shfrytëzimin e kësaj çështjeje për përfitime të ngushta politike, duke insistuar se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së duhet të mbetet përgjegjësi e përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …