Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, të ftohet javën e ardhshme në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për të raportuar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Kërkesa e Musliut nuk u miratua. Kryetari i komisionit, Mefail Bajqinovci, njoftoi se Hoxha do të raportojë pas katër javësh për çështjet që kanë ngritur shqetësime te deputetët. Musliu kërkoi sqarime për veprimet e institucioneve në këtë rast, duke theksuar nevojën që komisioni të dëgjojë drejtpërdrejt Policinë e Kosovës për mënyrën se si është trajtuar çështja.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
