APELI VËRTETON DËNIMIN ME 6 VJET BURGIM PËR SPIUNAZH NË FAVOR TË BIA-S SERBE

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin prej gjashtë vjetësh burgim ndaj Hysri Selimit, i dënuar për spiunazh në favor të shërbimit sekret serb, BIA. Sipas vendimit të Apelit, Selimi për vite me radhë kishte bashkëpunuar me zyrtarët e BIA-s, duke u përcjellë informacione për pjesëtarët e UÇK-së, vrasjet gjatë luftës dhe personat e radikalizuar në Kosovë. Gjykata konstaton se ai kishte udhëtuar edhe në Siri, ku ishte bashkuar me organizatën terroriste ISIS, me mision që të raportonte për pjesëmarrjen e shqiptarëve në këtë organizatë. Për këtë bashkëpunim, sipas vendimit, ai ishte paguar deri në 700 euro në muaj dhe ishte pajisur me telefona për komunikim me zyrtarët serbë. Apeli ka rrëzuar pretendimet e mbrojtjes se Selimi kishte vepruar në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, duke theksuar se nuk ekzistojnë prova që dëshmojnë rekrutimin e tij nga AKI-ja. Gjykata ka refuzuar edhe kërkesën e Prokurorisë Speciale për dënim më të ashpër, duke vlerësuar se gjashtë vjet burgim janë të përshtatshme për veprën e kryer. Me këtë vendim, dënimi ndaj Hysri Selimit për spiunazh mbetet në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Djali 12-vjeçar i Arlinda Zekajt, e vrarë të dielën në Vitomiricë të Pejës

Djali 12-vjeçar i Arlinda Zekajt, e vrarë të dielën në Vitomiricë të Pejës, është dërguar …