Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka pritur në takim Nikola Tunicin, deputet në Parlamentin e Hamburgut, me prejardhje nga Vitia. Krasniqi ka vlerësuar suksesin e bashkatdhetarëve shqiptarë në institucionet politike ndërkombëtare, duke theksuar se rrugëtimi i Tunicit nga Vitia deri në Parlamentin e Hamburgut dëshmon rëndësinë e punës dhe përkushtimit. Gjatë takimit janë diskutuar çështje politike dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. Krasniqi ka theksuar se për Kosovën është vlerë e veçantë që shqiptarët të jenë pjesë e institucioneve vendimmarrëse në vendet ku jetojnë dhe veprojnë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
