“TRIUMFI DARDAN”/ 40 KADETË TË NATO-s, SFIDOHEN NË KOSOVË, 52 KILOMETRA NË TERREN TË VËSHTIRË

Qendra për Studime Universitare e FSK-së ka përmbyllur garën njëjavore “Triumfi Dardan”, me pjesëmarrjen rekord të 40 oficerëve kadetë nga shtetet anëtare të NATO-s. Gjatë garës, pjesëmarrësit përshkuan 52 kilometra në terren të vështirë, duke bartur 35 kilogramë pajisje për 22 orë pa ndërprerje. Ata realizuan pesë misione ushtarake, përfshirë reagimin ndaj sulmeve me dronë, zjarrin indirekt, mësymjen dhe evakuimin e viktimave. Sipas FSK-së, gara synon forcimin e aftësive luftarake, qëndrueshmërisë fizike dhe punës ekipore, si dhe përgatitjen e liderëve të ardhshëm ushtarakë. Qendra për Studime Universitare ka zgjeruar bashkëpunimin ndërkombëtar përmes marrëveshjeve me akademi dhe universitete amerikane, bursave dhe pjesëmarrjes në aktivitete ushtarake jashtë vendit. FSK-ja njofton se për vitin 2027 janë konfirmuar pjesëmarrje në dhjetëra aktivitete ndërkombëtare në Amerikë, Evropë dhe Azi, duke synuar rritjen e profesionalizmit dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Djali 12-vjeçar i Arlinda Zekajt, e vrarë të dielën në Vitomiricë të Pejës

Djali 12-vjeçar i Arlinda Zekajt, e vrarë të dielën në Vitomiricë të Pejës, është dërguar …