Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 10 tonë mallra të padeklaruara gjatë kontrollit të një kamioni në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Sipas njoftimit të Doganës, kamioni kishte përfunduar procedurat doganore përmes deklaratës së pararritjes, por ishte përzgjedhur për kontroll shtesë bazuar në parametrat e menaxhimit të riskut. Gjatë kontrollit me skaner dhe matjes së peshës, zyrtarët doganorë kanë evidentuar mospërputhje mes peshës së deklaruar dhe asaj reale, duke konstatuar rreth 10 tonë mallra të padeklaruara. Vlera e mallrave, pa përfshirë detyrimet e importit, vlerësohet të jetë rreth 154 mijë dollarë amerikanë. Dogana ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar përmes procedurave përkatëse administrative, në përputhje me Kodin për Doganat dhe Akcizën.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
