Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë

Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, ashtu edhe në rritjen e çmimeve. Derisa paga mesatare mujore në BE arrin rreth 3 mijë e 458 euro, në Kosovë ajo është vetëm 713 euro bruto, apo 636 euro neto. Përveç pagave dukshëm më të ulëta, qytetarët në Kosovë po përballen edhe me inflacion më të lartë. Në shtator të vitit 2026, inflacioni vjetor në Kosovë arriti në 7.8 për qind, ndërsa në Bashkimin Evropian ishte 3.8 për qind. Kjo nënkupton se ritmi i rritjes së çmimeve në Kosovë ishte më shumë se dy herë më i lartë se mesatarja e BE-së. Rritja e çmimeve rëndon veçanërisht familjet me të ardhura të ulëta, pasi një pjesë e madhe e buxhetit të tyre shpenzohet për ushqim, banim, energji dhe nevoja të tjera bazike. Në këto kushte, pagat e ulëta dhe inflacioni i lartë e vështirësojnë edhe më shumë përballimin e kostos së jetesës. Të dhënat nxjerrin në pah një kontrast të theksuar: qytetarët në Kosovë kanë të ardhura shumë më të ulëta se mesatarja e BE-së, por përballen me një rritje të çmimeve dukshëm më të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj në Mitrovicë dhe Vushtrri: Pasojat e aktgjykimit të Hagës prekin dinjitetin e luftës së UÇK-së dhe themelet e shtetësisë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar takime me strukturat udhëheqëse, bashkëpunëtorët dhe aktivistët …