Vlora Çitaku pas takimit për strategjinë e apelit në Hagë: Janë arritur disa marrëveshje, por jo për publik

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se në takimin e grupit punues qeveritar për hartimin e strategjisë shtetërore për apelimin e aktgjykimit në Hagë janë arritur disa marrëveshje, por pa dhënë hollësi për përmbajtjen e tyre. Çitaku, e cila është anëtare e këtij grupi punues, këto komente i bëri pas përfundimit të takimit të mbajtur të shtunën në ndërtesën e Qeverisë, i cili kishte nisur në orën 10:00. Ajo konfirmoi se anëtarët e grupit janë dakorduar për disa çështje, por theksoi se ato nuk do të bëhen publike, për shkak të marrëveshjes për konfidencialitet. “Disa marrëveshje janë arritur, por jo për publik”, deklaroi Çitaku. Ajo shtoi se puna e këtij grupi duhet të dëshmohet përmes rezultateve konkrete dhe jo përmes deklarimeve publike. “Ky grup duhet t’i flasë puna, e jo deklaratat”, u shpreh Çitaku. Grupi punues qeveritar është angazhuar në hartimin e strategjisë shtetërore për apelimin e aktgjykimit të shqiptuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj në Mitrovicë dhe Vushtrri: Pasojat e aktgjykimit të Hagës prekin dinjitetin e luftës së UÇK-së dhe themelet e shtetësisë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar takime me strukturat udhëheqëse, bashkëpunëtorët dhe aktivistët …