E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvilluar një takim me komandantin e misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, ku në fokus të diskutimit ishte ruajtja e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, ku theksohet rëndësia e garantimit të një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Takimi mes përfaqësueses diplomatike amerikane dhe komandantit të KFOR-it vjen në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe misionit të NATO-s në Kosovë, në çështjet që lidhen me sigurinë dhe stabilitetin. KFOR-i, si mision i udhëhequr nga NATO-ja, ka mandat të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet, si dhe të garantojë lirinë e lëvizjes në Kosovë. Në njoftimin e Ambasadës Amerikane nuk janë bërë të ditura hollësi të tjera lidhur me temat konkrete të diskutuara apo ndonjë marrëveshje të mundshme gjatë takimit
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
