Vazhdojnë punimet në infrastrukturën rrugore në disa lokalitete të Vitisë

Komuna e Vitisë po vazhdon investimet në infrastrukturën rrugore, përmes përgatitjes për asfaltim të disa segmenteve rrugore në Debelldeh të vendi i njohur me emrin “Kodra e Furrës, Sadovinë të Çerkezve (te varrezat e reja), në segmentin nga Lindi deri te rruga Mogillë–Viti, si dhe në Viti, nga shkolla fillore “Dëshmorët e Vitisë” deri te vendi i njohur si Bahçet.

Punimet i ka vizituar nga afër kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka theksuar rëndësinë që kanë këto projekte infrastrukturore për qytetarët, duke potencuar se investimet në infrastrukturën rrugore ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe qarkullimit.

Ai ka bërë të ditur se Komuna e Vitisë do të vazhdojë me realizimin e projekteve të tjera, në mënyrë që të përmirësohen vazhdimisht shërbimet dhe cilësia e jetës për të gjithë qytetarët vitias.

Kontrolloni gjithashtu

Ermal Sadiku: LDK-ja nuk e ndryshon qëndrimin për Specialen pa një proces gjithëpërfshirës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka bërë të ditur se partia e …