Përshkallëzohet protesta në Tiranë pas hedhjes së gurëve dhe molotovëve nga protestesit drejt policisë

Gjatë ditës së sotme, protesta në Tiranë është karakterizuar edhe me momente të dhunshme. Ajo është përshkallëzuar pas hedhjes së gurëve dhe molotovëve nga protestesit drejt policisë ndërkohë këta të fundit janë përgjegjur me gaz lotsjellës dhe me ujë me presion.  Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar se deri në orën 14:00, disa të lënduar kanë marr ndihmë mjekësore. Duke iu referuar informacioneve nga strukturat spitalore, Top Chanel njofton se në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur një efektiv policie, dy përfaqësues të medias, njëra prej të cilëve shtetase e huaj, si dhe pesë protestues. Ministria bën me dije se të gjithë të lënduarit janë të vetëdijshëm, në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe po marrin trajtim nga mjekët në shërbimin e urgjencës. Ndërkohë mediet tjera njoftojn se numri i të lënduarve ka arritur në 19.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetarja Justina Shiroka-Pula ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

Kryetarja Justina Shiroka-Pula ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Ajo ka vlerësuar se 28 …