Veteranët kanë kritikuar institucionet e Kosovës për mungesën e veprimeve konkrete lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Veteranë e luftës kanë kritikuar institucionet e Kosovës pë mungesën e veprimeve konkrete lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Këto kritika, përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve i shfaqën gjatë homazheve të bëra në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Prekaz. Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari u bëri thirrje deputetëve që të thërrasin një seancë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, të cilën e ka cilësuar si gjykatë politike. “Shpresojmë që krahas shfuqizimit të kësaj gjykate të vazhdojnë betejën diplomatike edhe juridike dhe sa më shpejt të merr fund kjo re e zezë t’i hiqet Kosovës që ju është vendosur padrejtësisht, dhe njëherë e përgjithmonë të merr fund kjo gjueti që gjatë gjithë periudhës pas përfundimit të luftës është goditur Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe luftëtarët e kësaj lufte të shenjtë”, theksoi mes tjerash, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetarja Justina Shiroka-Pula ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

Kryetarja Justina Shiroka-Pula ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Ajo ka vlerësuar se 28 …