Për ta shënuar datën më të rëndësishme të historisë së kombittonë, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, së bashku me kryesinë e partisë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Gjatë qëndrimit në kompleksin memorial, ajo theksoi se Prekazi, Adem Jashari dhe Ushtria Çlirimtae e Kosovës, janë themelet e lirisë sonë. “Nga Prekazi legjendar u uroj 28 nëntorin të gjithë shqiptarëve kudo që janë. 28 nëntori është festë e shumëfishtë. Është dita e flamurit, dita e Shqipërisë, e pavarësisë së Shqipërisë, dalja e parë publike e ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindja e komandantit legjendar. Sa herë që kemi nevojë për energji, për frymëzim, rrugët na sjellin në Prekaz. Lufta për liri përfaqëson shkallën më të lartë të vetëdijes. Lufta për liri nuk është krim. Shteti i pavarur i Kosovës nuk është ndërmarrje e përbashkët kriminale. Edhe sot u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të rrinë të bashkuar, edhe më të bashkuar se sa që janë, në mbrojtje të vlerave më sublime që i kemi krijuar si komb” theksoi mes tjerash Vlora Çitaku.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
