Brickos

Po vazhdon Festari në Suharekë

E veçanta e ditës së katërt të Festarit që po mbahet në komunën e Suharekës, ka qenë Koncerti recital i muzikës klasike i cili u mbajt për herë të parë në Festar dhe është përcjellur nga një numër i madh i të pranishmëve. Koncerti recital u shfaq nga solistja Rie Baraliu. Ndërkaq Teatri i Ëndrrave trupa amatore e qytetit në orën 18 në Shtëpinë e kulturës “Ukë Bytyçi” e ka shfaqur komedinë “Dera” në regji të Astrit Bytyçit, kurse në orët e mbrëmjes në amfiteatrin e Qendrës së Rinisë “Shtëpia e Felbachut” u mbajt një Koncert Jazz, i cili ka zgjatur deri në orët e vona të natës. Nesër do të jetë dita më e ngarkuar me aktivitete dhe më interesante, pasi është dita e festarit të traditës, folklorit, prodhimeve bujqësore etj.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …