Brickos

Dita e pestë e festarit – Defileu dhe Festari i traditës dhe prodhimeve bujqësore

Në kuadër të aktiviteteve të Festës së rinisë dhe qytetarëve “Festari 2016” në Suharekë, është organizuar defileu tradicional rrugës kryesore të qytetit. Pjesë e këtij defileu ishin anëtarë të të gjitha Shoqërive Kulturo-artistike të Komunës së Suharekës, Institucione shkollore, OJQ, Klube sportive dhe Shoqata të ndryshme suharekase. Ndërkaq pas defileut u organizua edhe ekspozita e prodhimeve bujqësore, ushqimit të traditës, rrushit dhe mjaltit ku janë ekspozuar shumë prodhime të cilat kanë qenë pjesë e Festarit të sivjetmë. Këtë ekspozitë e kanë vizituar mijëra vetë, përfshi këtu edhe delegacione të ndryshme. Janë organizuar edhe lojëra të ndryshme popullore si tërheqja e litarit pastaj gjuajtje me shigjetë dhe me pushkë ajrore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …