Shpërndahen 60 makina mjelëse për blegtorë malishevas

Krahas përkrahjes së fermerëve, përmes projekteve të ndryshme, komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, ka shpërndare edhe gjashtëdhjetë makina mjelëse për blegtorët e Komunës së Malishevës. Sipas drejtorit për bujqësi, Haxhi Krasniqi, kjo përkrahje është në kuadër të përkrahjes së vazhdueshme, për blegtorët, përmes së cilës do të motivohen blegtorët për rritjen e krerëve të bagëtive të trasha dhe të imta.

“Synim i yni si drejtori dhe si qeveri komunale, është përkrahja e blegtorëve, ku përmes ndihmës me mjete konkretizuese, i motivojmë blegtorët që të shtojnë numrin e bagëtive dhe me këtë rast, rrjedhimisht edhe furnizimin e tregut me qumësht dhe produkte të qumështit, e po ashtu edhe në rritjen e numrit të të punësuarve”, tha drejtori Krasniqi.

Drejtori Krasniqi, po ashtu ka bërë të ditur se kjo përkrahje me makina mjelëse, është bërë për gjashtëdhjetë blegtorë, përkatësisht për pesëdhjetenjë fermer që mbajnë gjedhe (lopë), katër fermer që mbajnë dele dhe pesë fermer që mbajnë dhi.

Ky projekt ka kushtuar 12,420 euro dhe është bërë në bashkëfinancim me blegtorët, të cilët kanë marrë pjesë me 30% të shumës, ndërsa Komuna ka paguar pjesën tjetër prej 70%.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …