Edi Rama dhe Aleksandar Vuciq

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po qëndron për vizitë zyrtare në Serbi

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po qëndron në Beograd për të marrë pjesë në një takim të rëndësishëm, pasi liderët e Ballkanit bashkë me ata të BE-së do të diskutojnë për sigurinë në rajon.  Rama, i cili konsiderohet  ndër të ftuarit më të rëndësishëm, do të bëjë hapjen e samitit dhe më pas do të takojë kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Pastaj, Rama pritet të takojë një delegacion të  shqiptarëve të Preshevës. Politikanë nga ky rajon po qëndrojnë  në Beograd për të diskutuar problemet e tyre më të rëndësishme gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar, i cili më pas do të niset për në forumin e biznesit në Nish.  Gjatë qëndrimit në Serbi, Rama promovon edhe librin e tij “Kurban”. Ai  gjatë dy viteve tri herë e ka vizituar Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Lushaku-Sadriu: Kosova ndodhet në një periudhë historike, vendi duhet t’i ketë institucionet

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se Kosova ndodhet në një …