Kryetari Begaj, priti përfaqësuesit e LMT-së në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur ekipin e ri të LMT-KFOR-it në Malishevë, me të cilët ka biseduar për çështje të ndryshme, e mbi të gjitha për bashkëpunimin mes Komunës së Malishevës dhe LMT-së. Kryetari Begaj, e ka njoftuar udhëheqësin e ekipit të ri të LMT-së, Igor Macoratti, për situatën e përgjithshme në Malishevë, si dhe për angazhimet e komunës, në raport me qytetarët.

Begaj e Macoratti, biseduan edhe për çështje tjera, me interes të ndërsjellë, ku situata e sigurisë u vlerësua e mirë. Po ashtu u bisedua edhe për çështje tjera, si situata e përgjithshme socio-ekonomike, arsimi, shëndetësia, si dhe ambienti dhe mbrojtja e ambientit.

Në këtë takim, u tha se bashkëpunimi mes komunës së Malishevës dhe LMT-së, do të vazhdoj, ashtu si ka qenë deri më tani, i mirë dhe i ndërsjellë, ndërsa kryetari Begaj, ju ka thënë, se “përderisa jetoni dhe veproni në Malishevë, atëherë edhe ju jeni si të gjithë qytetarët e saj, pjesë e Malishevës, andaj edhe bashkëpunimi ynë do të vazhdoj”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …