Brickos

RKL

Radio-Kosova e Lirë ngushëllon familjen e Avni Deharit

Qëndro Avni, mbahu  familje fisnike Dehari dhe gjithë ju që keni në zemër dhe mendje Astritin e Arbrorin!

Të gjithë jemi me ju!

Gjithmonë e jetë….

 

Sapo morëm lajmin për ndarjen nga jeta, në lulën e rinisë të Astrit Deharit, ende në kujtim të paharrueshëm, për vdekjen tragjike dy vjet më parë të Arbnor Deharit, bij të veprimtarit të çështjes kombëtare, profesorit të gjuhës e letërsisë, Avni Dehari.  Në raste tragjike dhe pikëlluese  si këto edhe vetë fjalët sikur ngurtësohen, sepse ndihen të ndrojtura  për ta shprehur dhembjen. Po ja që realiteti me këtë rast është i vrazhdë,  i tmerrshëm dhe i rëndë si tunxhi.

Astriti nuk është më. Shpirti i tij shkoi te Arbnori, në amshim, u bë bashkë me shumë e shumë salvues të lirisë…  

Të gjallët, kujtimin më të çmueshëm do ta gjejnë duke i  përkujtuar këto dy lulekuqe shqiptare, që kurrë nuk veniten, duke përkujtuar rrugën jetësore dhe amanetin  që lanë pas,  këta dy idealistë besnikë të Tokës Mëmë, të rreshtuar në kolonën e martirëve pa mbarim…

Ngushëllime!

 

Radio-Kosova e Lirë

Prishtinë

  1. 11. 2016

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …