leoni

ZKKK e Suharekës, organizon Punëtori me Komunitetin RAE

Me qëllim të sensibilizimit të komunitetit RAE ( Romë, Ashkalinjë dhe Egjipta) ZKKK ( Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim) e Komunës së Suharekës, po organizon punëtori dy ditore me pjesëtarë të këtyre komuniteteve. Qëllimi i kësaj punëtorie është që komuniteti  RAE të njoftohet mbi të drejtën e shfrytëzimit të granteve  si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror, si ata të jenë në gjendje të përgatisin  Planin e bizneseve gjatë konkurrimit, të vetëdijesohen  mbi përfitimin e granteve dhe të mirave ekonomike, të cilat ndikojnë  në papunësi dhe në vetëpunësim si përfitues. Koordinatori i kësaj Zyre, z. Xhelajdin Sadikaj, thotë se këtë Punëtori po marrin pjesë numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të këtyre tri Komuniteteve që jetojnë në Komunën e Suharekës dhe se ata janë shumë të interesuar për tu integruar dhe për të vepruar njëjtë si komunitetet tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …