Valdete Daka: Komuna e Skenderajt nuk do të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka deklaruar se Komuna e Skenderajt nuk do të mbajë  zgjedhje të jashtëzakonshme edhe pse i është konfirmuar dënimi  me burg, ish kryetarit të komunës, Sami Lushtakut. Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm Lushtakun për veprën penale vrasje, për të cilën ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës 12 vite burg. Nuk do të ketë zgjedhje në Skenderaj pasi që aktgjykimi nuk është i plotfuqishëm, ka thënë Valdete Daka.

Kontrolloni gjithashtu

I dyshuari për spiunazh nga Dragashi pranon bashkëpunimin me BIA-n serbe, Gjykata i cakton një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit …