Klina organizon aktivitete për nderë të 28 nëntorit 

 

Komuna e Klinës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, z. Sokol Bashota, organizon për nder të 28 Nëntorit, aktivitete kulturo-artistike dhe sportive.

Po ashtu edhe kuvendi i Komunës, do të mbajë mbledhje solemne. Mbledhja do të mbahet ditën e Hënë me datë, 28-11-2016, duke filluar nga ora 11:00.

Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës me këtë rend dite:

10:45 – Ngritja e Flamurit kombëtar dhe shtetëror, para objektit të komunës

10:50 – Nderim dhe ngritja e Flamurit kombëtar në sheshin ,,Mujë Krasniqi”

11:00 – Seanca solemne e kuvendit të komunës në sallën e kuvendit

11:30 –  Homazhe dhe vendosje të kurorave me lule në varrezat e Dëshmorëve në vendin ,,Kodra e Kuqe”

13:00 – Finalja e Futbollit të femrave në palestrën e sporteve ,,Adem Jashari”

14:00 – Finalja e futbollit të meshkujve në palestrën e sporteve ,,Adem Jashari”

15:30 – Turniri i pingpongut në shkollën e mesme ,, Fehmi Agani”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …