Duke folur për të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, komandanti i saj, gjenerallejtnant, Rrahman Rama ka thënë se FSK-ja i ka kryer të gjitha obligimet e saj dhe është në pritje të vendimit për t’u transformuar në Forca të Armatosura. Gjatë kësaj periudhe ka bërë arritje të mëdha si dhe ka përmbushur misionin e vet kushtetues. Ai ka shtuar më tutje se është në interesin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj që sa më parë të merret vendimi për transformimin e FSK-së. Gjatë intervistës për “Epokën e Re” ai ka deklaruar gjithashtu se Forca e Sigurisë së Kosovës është zhvilluar, ngritur dhe avancuar duke u bazuar gjithnjë në standardet e NATO-s. Ne jemi të kënaqur që Forca e Sigurisë së Kosovës ia ka dal që brenda një periudhe shumë të shkurt të bëhet institucionin më të besueshëm dhe më të respektueshëm në vend.
Kontrolloni gjithashtu
Ambasada amerikane mirëpret zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka mirëpritur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës si presidente …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
