leoni

Asfaltohen rrugët në lagjen Kadriu të Likocit

Komuna e Skenderajt ka filluar asfaltimin e rrugëve të lagjeve të fshatit Likoc. Më këtë rast është asfaltuara rruga e lagjes Kadriu në këtë fshat.

Në Likoc në proces të ndërtimit janë edhe rrugët e lagjeve tjera të fshatit.

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadili Nura ka qëndruar në Likoc me ç’rast ka siguruar banorët se Komuna e Skenderajt do të vazhdojë me investime të tjera në këtë fshat me histori të bujshme dhe krenare.

Likoci vazhdon të jetë prioritet për investime i Komunës së Skenderajt. Investimet në këtë fshat do të vazhdojnë edhe në vitin 2017.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …