OVL e UÇK-së

OVL e UÇK-së, kundërshton ashpër ndërtimin e murit në urën mbi lumin Ibër të Mitrovicës

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kundërshton ashpër ndërtimin e murit në urën mbi lumin Ibër të Mitrovicës, presionet e vazhdueshme, spastrimin etnik, mohimin e vazhdueshëm të të drejtave të shqiptarëve në veriun e Mitrovices dhe lejimin e strukturave paralele atje. Që nga paslufta e deri më tani, politika vendore dhe ndërkombëtare, e ka lejuar minoritetin serb dhe strukturat paralele nga Serbia, që të veprojnë paralelisht brenda shtetit të Kosovës. Po ashtu, në bisedimet e marrëveshjet e Brukselit, Kosovën e kanë dëmtuar skajshmërisht duke i favorizuar serbët për shkak të presionit të Serbisë. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që ta sqaroj opinionin publik se a është muri pjesë e marrëveshjes së dialogut dhe kërkojmë që muri të rrënohet sa më shpejt e mos të lejohen provokime të mëtutjeshme, sepse situata është afër eskalimit.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …