NISMA

Nisma reagoi lidhur me presionin që,po u bëhet votuesve nga pjesëtarë të PDK-së

Dega e Nismës për Kosovën, në Drenas, reagoi lidhur me presionin që, po u bëhet qytetarëve të Drenasit, nga pjesëtarë të PDK-së. “Në bazë të raportimeve që na kanë ardhur nga vëzhguesit tanë në teren, një grup i anëtarëve të PDK-së, të drejtuar nga Driton Ajazi, drejtor i degës së NLB-së në Drenas dhe Bujar Gjoshi, kanë ndaluar në rrugën Sankoc-Fushticë, rrugë kjo që kalojnë qytetarët të cilët janë duke shkuar për të votuar në shkollën fillore “Luigj Gurakuqi” në Sankoc, janë duke ushtruar presion mbi qytetarët që janë duke shkuar për të votuar. Sipas kësaj partie, këto janë përpjekjet e fundit të presionit nga qarqe të PDK-së, para ndryshimit të madh që po i vjen Drenasit.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …