Kryekuvendari Veseli: Nga viti në vit, Republika e Kosovës është duke u konsoliduar e zgjeruar

Kryekuvendari Veseli: Nga viti në vit, Republika e Kosovës është duke u konsoliduar e zgjeruar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mbajti një fjalë rasti në Konferencën e katërt të ambasadorëve të Republikës së Kosovës, e cila po i zhvillon punimet në Prishtinë. Gjatë fjalës së tij para përfaqësuesve diplomatikë,  Veseli e konsideroi këtë konferencë një traditë të mirë, të kultivuar tashmë në vend, e cila krijon mundësi për diskutimin e sfidave të cilat e preokupojnë shtetin tonë  dhe adresimin e tyre. Nga viti në vit, Republika e Kosovës është duke u konsoliduar, zgjeruar dhe profesionalizuar në diplomacinë e vet. Por, vështirësitë ende janë të mëdha, theksoi kryekuvendari Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Dimitar Keranov: Kosova stabile është çelës për sigurinë e Ballkanit, kërkohet mbështetje më e madhe për integrimin në BE

Presidenti i Institutit të Shkencave Politike në Varna të Bullgarisë, Dimitar Keranov, ka vlerësuar se …