U mbajt takimi i parë i Këshillit Organizativ për Shënimin e 18 Vjetorit të Masakrës së Reçakut

Nën drejtimin e kryetarit të komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli, është mbajtur takimi i parë i Këshillit Organizativ për Shënimin e 18 Vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Në takim kanë marrë pjesë drejtuesit e shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së, z. Nesret Salihaj dhe z. Ibrahim Bunjaku, kryetari i fshatit Reçak, z. Adem Ramadani, drejtoresha e Drejtorisë për Shërbime Publike, znj. Ardiana Rama – Gashi dhe drejtoresha e DKRS-së, znj. Fatmire Ferati.

Në këtë takim është përcaktuar agjenda e aktiviteteve për datën 15 Janar kur, veç tjerash, do të bëhet inaugurimi i shtatores së Ambasadorit Viliam Voker në Kompleksin Përkujtimor të Masakres së Reçakut në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për kontributin e tij gjatë ditëve të masakrës në fshatin Reçak.

Sipas agjendës së propozuar nga kryetari Ismajli, më 14 Janar 2017, është paraparë të shfaqet dokumentari për Masakrën e Reçakut, në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.

Me 15 Janar 2017, homazhet janë paraparë të mbahen nga ora 9:00 – 11:00, nga 11:00 – 11:30 zbulimi i shtatores së Ambasadorit Viliam Voker kurse nga ora 12:oo do të mbahet Akademia Përkujtimore, në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.

Janë përcaktuar edhe aktivitetet e tjera që kanë të bëjnë me përgatitjet teknike.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …