Nënkryetari Fadil Nura ka pritur një grup veprimtarësh nga Llapi

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka pritur në një takim miqësor një grup veprimtarësh të çështjes kombëtare dhe intelektualësh të Llapit.

Qëllim i kësaj vizite nga mysafirët ishte falënderimi për Komunën e Skenderajt për nderimin e figurës së Adem Demaçit me rastin e vënies se emrit të një rruge në qendër të qytetit.

Në emër të mysafirëve, z. Bekim Jashari, veprimtar i çështjes kombëtare dhe kryetar i BIK-ut në Podujevë shprehu kënaqësinë që gjendet në Skenderaj dhe falënderoi z.Nura për nderimin që Komuna e Skenderajt i ka bërë figurës së Adem Demaçit.

Ndërsa nënkryetari Nura tha se vendimi për emërtim të një rruge në qendër të Skenderajt me emrin e Adem Demaçit është një vepër fare e vogël krahasuar me veprimtarinë e madhe dhe shumë dimensionale të simbolit të rezistencës sonë kombëtare Adem Demaçit.

Ai po ashtu e vlerësoi lartë kontributin e z. Demaçi, duke theksuar edhe përkrahjen gjithëqytetare që ka marrë propozimi për emërtim të rrugës.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari”, drejt finalizimit

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari” është drejt finalizimit si projekt i bashkëfinancuar …