Komuna e Skenderajt kujton 25 vjetorin e sulmit të parë dhe rezistencën e armatosur të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të Familjes Jashari

Më rastin 25 vjetorit të sulmit të parë dhe rezistencës së armatosur të Komandantit Adem Jashari dhe Familjes Jashari, Komuna e Skenderajt ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule në shenjë përkujtimi dhe nderimi të kësaj ngjarjeje të rëndësishme.

Delegacioni i zgjeruar i Komunës së Skenderajt i udhëhequr nga nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura dhe Kryesuesi i Kuvendit Ismet Saliu bashkë me anëtarët e Kuvendit komunal kanë nderuar veprën e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të gjithë të rënëve, duke bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari “ në Prekaz.

Më 30 dhjetor 1991, Familja Jashari dhe Komandanti Adem Jashari i ishte përgjigjur me armë sulmit të parë të forcave serbe mbi këtë familje. Kjo ngjarje njihet si rezistenca e parë e armatosur kundër forcave okupatore serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Përkujtohen Heronjtë e kombit Agim Selmanaj dhe Hajdar Agaj

Të enjtën kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj i shoqëruar nga bashkëpuntorët e …