Bashkësia Islame në Malishevë merr obligimin për kryerjen e shërbimeve të varrimit

Sot, është nënshkruar marrëveshja mes Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, Xhevat Kryeziut, për mbulimin e shpenzimeve për shërbimin e varrimit për personat e vdekur, të cilët varrosen në territorin e Komunës së Malishevës. Kjo marrëveshje është bërë, duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, nr.03/L-40, si dhe nenit 8 të Rregullores për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Varrezave Publike.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, Bashkësia Islame në Malishevë, obligohet të kryej shërbimet e varrimit, duke përfshirë: Regjistrimin e rastit në librin amzë të të vdekurve, hapjen e varrit, sigurimin e dërrasave, qefinin, mbishkrimin në varr, me një kosto të përgjithshme prej 200 eurove, të cilat do të mbulohen nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Në këtë marrëveshje janë të specifikuara të gjitha shërbimet dhe standardet që duhet të përdoren, bazuar në rregulloren e miratuar në Kuvendin e Komunës së Malishevës, më 28.12.2016, ndërsa zbatimi i kësaj marrëveshje hynë në fuqi nga dita e sotme dhe zgjatë deri në fund të vitit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti me nderim të thellë dhe përgjegjësi institucionale, kujton 24 marsin, një nga datat më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës

Kryetari i komunës së Vitisë. z. Sokol Haliti  me anë të një postimi në Facebook, …