Mona Agrigoroaiei

Mona Agrigoroaiei: Letër e hapur drejtorit të RTK-se, Mentor Shala

Me keqardhje kam lexuar ne faqen e internetit te Radiotelevizionit te Kosoves nje artikull aspak i vertete ndaj meje personalisht, ku mendohet se une, Mona Agrigoroaiei, jam agjente e sherbimeve rumun dhe maqedonas. Ky artikull eshte i genjeshtert, pasi qe une asnjehere nuk ua kam sherbyer ketyre agjenturave antishqiptare. Eshte e vertete se Rumania nuk ka njohur pavaresine e Kosoves, por ndaj kesaj qasjeje kam reaguar shume here ne shtypin rumun dhe ndaj kesaj politike antishqiptare jam kundershuar shume here. Si deshmi, mund te ju jap nje shkrim i dale ne edhe shtypin rumun dhe i derguar ne Ministrit te Jashtem te Rumanise, Titus Corlatean, ku kam kerkuar njohjen e pavaresise se Kosoves nga ana e Rumanise, para njohjes se kesaj pavaresie nga Serbia, ne rast te kundert ajo do te mbulohet me turp para botes shqiptare dhe karshi botes demokratike:

http://www.albaniapress.com/lajme/17585/Drejt-perkrahjes-se-Rumanise-ndaj-ceshtjes-kombetare-shqiptare.html

 Ja letren edhe ne shtypin rumun:

http://romaniabreakingnews.ro/spre-sustinerea-romaniei-fata-de-chestiunea-nationala-albaneza-o-scrisoare-lui-mona-agrigoroaiei-catre-ministerul-nostru-de-externe/

Besoj fuqimisht, se nese do te isha agjente e sherbimit sekret rumun apo te cilitdo sherbimi antishqiptar, nuk do te kisha as guximin te dal kunder pozites politike dhe linjes se caktuar…. Nga ana tjeter, duhet te ju them se “te dhenat te pakonfirmuara” juaja mbi ndalesen e presupozuar timen ne territorin e Kosoves eshte i pavertete. Nuk kam qene e ndaluar aspak te hyj ne territorin e Kosoves, por as nuk kam ardhur, per shkak te disa problemeve familjare, gje qe nuk duhet ta justifikoj para askujt.

Per te kuptuar se ky tekst paraqet nje te pavertete te madhe, do te ju them disa fjale per aktivitetin tim kombetar dhe per prejardhjen time shqiptare.  Ne tekst me mohohet faktin se une kam prejardhje shqiptare, permes foljes “pretendon se ka prejardhje shqiptare”. Ne menyre te vrazhde dhe pa asnje ndjenje, nuk e shihni faktin se une, nga nje moshe e re, kam degjuar se si gjyshja ime me thoshte per prejardhjen shqiptare e nje pjese te familjes, pikerisht nga Korca, dhe se si i kam mesuar fjalet e para ne shqip po nga ajo. Ajo me ka bere te dua Shqiperine dhe e dua me te gjithe shpirtin tim. Nuk zoteroj dokumente per kete prejardhje shqiptare, pasi qe kjo buron nga koha e Rilindjes Kombetare, por ju duhet te merrni parasysh faktin se une ndihem plotesisht dhe teresisht shqipatare dhe ky eshte motivimin e te gjitha veprimeve te mia. Gradualisht, jam zhvilluar dhe edukuar edhe ne frymen kombetare dhe po, kam zhvilluar dhe zhvilloj veprimtari kombetare, fillimisht ne Frontin per Bashkim Kombetar Shqiptar dhe pastaj edhe ne organizata te tjera kombetare. Do t’ju lutesha personalisht te merrni parasysh keto fakte konkrete dhe jo te ngritni disa dyshime te pabaza ne nivel te fakteve te gjenjeshtra dhe te terhiqni shkrimin ofendues ndaj meje nga faqja zyrtare e RTK-se, duke kerkuar falje publike per keto ofendime. Ne rast te kundert, do te marr te gjitha hapat ligjore per te rivendosur drejtesine ne vend nepermjet gjyqit…  Pra, nese jam gjoja “spiune” e sherbimeve antishqiptare, qitni ndonje document konkret se jam e tille, ose kerkoni falje se keni lakuar emrin tim!

Me respekt,

Mona Agrigoroaiei

Mona Agrigoroaiei: Emisioni  në RTK u keqpërdor kundër meje

Poetesha dhe veprimtarja shqiptare nga Rumania, Mona Agrigoroaiei ka reaguar kundër një emisioni  në RTK,  ku ajo përflitet për veprime të shpifura. Në emision thuhej  se asaj iu ka ndaluar hyrja në Kosovë. Lidhur me këtë rast në një shkrim të saj drejtuar Radios-Kosova e Lirë, ajo ka shkruar: “Me të dhëna të tilla të pakonfirmuara nga RTK-ja,  disa individë të njohur për shantazhe e montime, kanë përhapur gënjeshtra me të cilat konsideroj se  dëmtohet autoriteti i RTK-së. Mona Agrigoroaiei nuk ka asnjë ndalesë zyrtare për të rrugëtuar nëpër trojet shqiptare, e aq më pak në Kosovës,  këtë e dëshmon edhe rrugëtimi im i deritanishëm. “Të gjithë shqiptarët liridashës e dinë  kush jam unë dhe sa i kam shërbyer e do t i shërbej  Kombit dhe Atdheut, Shqipërisë sime te dashur, ka nënvizuar poetesha Mona Agrigoroaiei në një reagim të saj publik.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …