Brickos

Aleksandar Vuciq

Vuçiq: Shqiptarëve u them mos u përpiqni t’i sulmoni serbët sepse do të reagojmë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një konference të jashtëzakonshme për media, tha se institucionet në Kosovë veçse i kanë nisur trupat policore në kufi, në Jarinje, të cilët, sipas tij, kanë pasur për detyrë që të arrestojnë “ngasësin e trenit dhe udhëtarët”. “Kur e kanë parë serbët se çka po bëjnë shqiptarët, i kanë rrethuar policët shqiptarë dhe pastaj, pa lejen e askujt, i kanë nisur 17 vetura të blinduara Cobra të njësisë speciale ROSU me dëshirën e nisjes së një konflikti i cili do të ishte i përmasave të mëdha. Kryeministri serb tha se ka marrë vendim që treni të ndalojë në Rashkë në mënyrë që “t’ua shpëtoj jetën njerëzve tanë”. “Serbët duhet të mbesin në tokën e tyre e shqiptarëve u them mos u përpiqni t’i sulmoni serbët me armë, sepse Serbia do të reagojë.  Silluni me përgjegjësi dhe se paqja është në interes të të gjithëve. Mos luani dhe mos e rrëzoni atë që e kemi punuar gjatë ka thënë mes tjerash kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …