Limaj: Veriu i vendit tonë vazhdon të qeveriset nga Serbia, jo nga institucionet e Kosovës

Limaj: Veriu i vendit tonë vazhdon të qeveriset nga Serbia, jo nga institucionet e Kosovës

Në Kuvendin Zgjedhor të degës së Nismës për Kosovën në Mitrovicë, kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, ka deklaruar se “në Kosovë duhet të jesh mashtrues për të ecur shpejt, por po i shërbeve vendit, ose të çojnë në burg, ose në Shtime, ose të vrasin. Veriu vazhdon të mos qeveriset nga institucionet e Kosovës por nga Serbia e cila është edhe e organizuar në atë pjesë si asnjëherë më parë. Veriu nuk administrohet, as nuk qeveriset nga Kosova. Serbia është e organizuar dhe gjithnjë e pranishme në këtë pjesë të vendit tonë . Shqiptarët po largohen nga ajo pjesë dhe Qeveria e Kosovës po hesht. Këtu ndërtohet muri para syve, ata thonë se nëse ndërtohet do ta rrënojmë. Më vonë thonë se murin  duhet ta rrënojnë qytetarët e Mitrovicës”, ka thënë mes tjerash, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i, EULEX-i, FSK-ja dhe Policia e Kosovës përfunduan ushtrimin, “Shpata e Argjendtë 2”

KFOR-i, ULEX-i dhe Policia e Kosovës sot në do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët, në Kampin “Vrella”

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, Misioni i Bashkimi Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX …