Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj nga Franca përkujton masakrën e Rogovës së Hasit të 29 janarit të vitit 1999

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ndodhet në Francë ka përkujtuar masakrën e Rogovës së Hasit të 29 janarit të vitit 1999. Vetëm në Kosovë ndodh që një vend kaq i vogël të tregojë sa të mëdha janë plagët e popullit. Një nga masakrat më të tmerrshme të shkaktuara nga forcat serbe kishte ndodhur më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në Rogovë të Hasit. Sot, në këtë 18 vjetor, i kujtojmë gjithë ata burra trima, që ranë për vendin dhe lirinë e përbashkët! I falem lavdisë dhe sakrificës së tyre, pavarësisht largësisë sime nga Rogova ku prehen! Për të qenë aty, ku ata e meritojnë të jemi për çdo vit, po e publikoj këtë fotografi nga përvjetori i shkuar”, ka shkruar Haradinaj, i arrestuar më 4 janar nga policia franceze, me një urdhër-arrest të Serbisë dhe po vazhdon të mbahet me kusht në Francë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …