Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Kosova është e vendosur ta mbrojë sovranitetin

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se mbështetja e administratës amerikane për Kosovën është një mesazh motivues për qytetarët e vendit. Njohjet dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare do të jenë prioritete, ka bërë të ditur Hoxhaj. Po ashtu, ai ka thënë se së shpejti pritet anëtarësimi i Kosovës në një organizatë ndërkombëtare si dhe një shtet tashmë ka marrë vendim ta njohë shtetësinë e vendit tone, dhe njohja do të bëhet publike shumë shpejt. Më tej Hoxhaj ka folur edhe për veprimet e fundit të Serbisë. Ai ka thënë se Serbia po përdor një zinxhir të skenarëve që synon ta provokojë Kosovën, por, sipas tij, Kosova është e vendosur të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …